Miopia dhe niveli i arsimimit

  • 27 May 2019 - 08:17
Miopia dhe niveli i arsimimit

Një studim i ri ka gjetur lidhshmërinë midis shkurtpamësisë (miopisë) dhe nivelit të edukimit, ku sa më i lartë që të jetë ky nivel, aq më të mëdha janë gjasat që të paraqitet miopia, thuhet në revistën profesionale "Opthalmology".

Shkencëtarët gjermanë nga Universiteti në Mainc shtojnë se si numri më i madh i viteve të shkollimit lidhej edhe me përkeqësimin shtesë së dioptrisë. Sipas tyre, shpeshtësia e miopisë është në rritje konstante në tërë botën. Në disa vende aziatike, nga miopia vuajnë deri në 80% të njerëzve. Miopia tanimë është lidhur me rritjen e rrezikut për disa vështirësi të tjera që lidhen me shëndetin e syve.

Studimi më i ri ka treguar se, nga pjesëmarrësit që kishin mbaruar fakultetin, 53% sish ishin miopë; nga ata me shkollë të mesme, nga miopia vuanin 35%, derisa nga ata që kishin kryer vetëm filloren miopia kishte prekur vetëm 24% prej tyre.

(Kosova Sot Online)