Ilaçi natyral kundër sëmundjes së sheqerit që bëhet nga bredhi

  • 02 June 2019 - 18:13
Ilaçi natyral kundër sëmundjes së sheqerit që bëhet nga bredhi

Gjithçka që është e nevojshme për ilaçin kundër sëmundjes së sheqerit janë 0,5 kg bredh (kokrra), 3 litra ujë dhe një limon. Bredhi, 'Juniperus communis', është bimë nga familja 'Cupressaceae', e për shkak të përdorimit të saj, njihet edhe me shumë emra të tjerë. Lëngu i bredhit shëron sëmundjen e sheqerit.

PËRGATITJA E LËNGUT

Bredhin e shtrydhni në një enë xhami, ku keni vendosur tri litra ujë. Shtoni lëng limoni dhe e lini të qëndrojë ashtu për disa ditë. Lëngu është i gatshëm për përdorim kur kokrrat e bredhit të bien në fund. Mund ta ëmbëltoni sipas dëshirës. Lëng të ri do të keni atëherë kur të shtoni ujë të ri në enën prej xhamit, por vetëm derisa ka kokrra të bredhit që janë duke notuar. Kur kokrrat të gjitha të jenë zhytur në fund të enës, atëherë kërkohet zëvendësimi i tyre. Pos këtij lëngu, i dobishëm është edhe çaji i bredhit. Çaji nga frutat e bredhit forcon nervat dhe lukthin, pastron gjakun dhe largon helmet jashtë organizmit të njeriut, pastron mëlçinë, largon gurët nga idhca dhe veshka. 


(Kosova Sot Online)