Farat e shalqirit shërojnë bakterin 'escherichia coli'
Receta që lufton bakterin 'escherichia coli' në traktin urinar duket të jetë me ndikim. Ekspertët shumë herë nuk ia dolën ta largojnë këtë bakter nga trakti urinar i njeriut, por kjo recetë tradicionale duket të jetë e efektshme qind për qind
HAPI I PARË
Në një tenxhere vendosni ujë dhe farat e shalqirit, kur uji të ketë vluar le të qëndrojë ashtu për 10 minuta. E lini të ftohet e më pas përzierjen e vendosni në frigorifer. Në bazën e atij uji mund të shtoni edhe ndonjë lëng, ndërsa brenda ditës mund të konsumoni nga 2 deri 2.5 litra të atij lëngu.
HAPI I DYTË
Përzierja mund të konsumohet ashtu e vetme, pra pa lëngje, nuk ka ndonjë shije të veçantë, vetëm se është paksa e turbullt.
HAPI I TRETË
Këtë përzierje me fara të shalqirit mund ta përdorni deri në gjashtë muaj, ndërsa jemi të sigurt se do të keni sukses.
KËSHILLË SHTESË
Farat i mblidhni dhe i thani, kështu që mund t'i përdorni edhe për vitin vijues.
(Kosova Sot Online)