Arsyet e shumta pse duhet të notoni

  • 10 June 2019 - 15:10
Arsyet e shumta pse duhet të notoni

Po përgatiteni për në det apo ndoshta tashmë jeni atje? Nëse nuk shkoni në det, mund t'i shfrytëzoni edhe dobitë e pishinës, jo vetëm të qëndroni të shtrirë, por të jeni më aktiv. Ne ju sjellim arsyet pse duhet të notoni. Noti është i mirë për shpinë, nyja dhe sidomos për eshtra. Noti është ushtrim i hatashëm për ata që kanë probleme me shpinën. Nëse notoni për 20 minuta, me të njëjtin ritëm, do ta përmirësoni qëndrueshmërinë në përgjithësi, stimuloni metabolizmin dhe shkrini kaloritë.

POZITIVISHT NDIKON NË SISTEMIN KARDIOVASKULAR DHE NË MUSKUJ

Noti është mënyra e duhur për t'i shkrirë kaloritë. Gjatë një orë noti, mund të humbni 500 kalori. Po ashtu, është vërtetuar se noti është i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga astma, pasi që ndikon në funksionimin e mushkërive dhe kontrollon frymëmarrjen.

RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT DHE PUNËN E ZEMRËS

Noti ndikon mirë për gjithë organizmin. Më shumë se dy të tretat e trupit angazhohen derisa notoni, përfshirë pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit, koka, ndërsa që duart dhe këmbët duhet të kujdesen për ekuilibër. 


(Kosova Sot Online)