Pemët dhe perimet e dobishme kundër stresit

  • 12 June 2019 - 08:55
Pemët dhe perimet e dobishme kundër stresit

Në momentin e parë të stresit, organizmit i duhen sheqerna, për shkak të harxhimit të tepërt të glukozës. Përkujdesuni që këto sheqerna t’i merrni nga gjësendet ushqimore që janë të pasura edhe me vitamina, minerale dhe fibra, të cilat e shtyjnë absorbimin e sheqernave dhe e mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës. Bananet - E rrisin nivelin e serotoninës, hormonit, i cili e zvogëlon nivelin e stresit, e rrit disponimin pozitiv dhe jep energji. Avokado - Është një gjësend ushqimor që ka përbërës kualitativë, si yndyra, vitamina të kompleksit B dhe kalium – ku të gjithë këta përbërës e zvogëlojnë stresin dhe e rikthejnë energjinë. Karota – Me anë të konsumimit të karotës, ju e zvogëloni tendosjen, e përbërja e saj e pasur me beta karotinë, vitaminë B6, vitaminë C dhe kalium, ua relakson muskujt që shtrëngohen si pasojë e stresit. Boronicat – Stresi shkakton prodhimin e radikaleve të lira, të cilat e dëmtojnë imunitetin dhe qelizat e organizmit, e boronicat janë të pasura me antioksidues, të cilët neutralizojnë radikalet e lira. 

(Kosova Sot Online)