Rreziku gjenetik për autizëm kryesisht rrjedh nga gjenet e përbashkëta

  • 14 June 2019 - 11:51
Rreziku gjenetik për autizëm kryesisht rrjedh nga gjenet e përbashkëta

Me përdorimin e mjeteve të reja të statistikës, Kasthryn Roeder nga universiteti 'Mellon' ka udhëhequr një ekip të shkencëtarëve dhe mjekëve ndërkombëtarë, për ta zbuluar se shumica e rreziqeve për tu prekur nga autizmi vijnë pikërisht nga versionet e gjeneve, që janë gjene të përbashkëta në popullatë. Studimi ishte publikuar më 20 korrik në revistën 'Nature Genetics'. Studimi kishte zbuluar se rreth 52 për qind e autizmit ishte gjurmuar nga gjenet e përbashkëta dhe rrallëherë të trashëguara, me mutacione spontane, me një rrezik total të përgjithshëm prej 2.6 për qind. "Në bazë të këtij studimi, ne mund ta vërejmë se gjenetika luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e autizmin, në krahasim me faktorët e rrezikut mjedisor, duke e vendosur autizmin më lart se që e vendosim ne", thotë Roeder. "Këto studime nuk do të mund të ishin bërë pa statistika dhe tani duhet ta ndërtojmë atë që kemi mësuar dhe ta përdorim qasjen statistikore, për ta shikuar ku t'i përqendrojmë burimet për të ardhmen, si dhe të vendosim se cili drejtim është ofron më shumë rezultate në përcaktimin e asaj se çfarë e shkakton autizmin". 

(Kosova Sot Online)