Ilaçet kundër dhimbjeve vrasin më shumë njerëz sesa kokaina dhe heroina bashkë

  • 15 June 2019 - 11:32
Ilaçet kundër dhimbjeve vrasin më shumë njerëz sesa kokaina dhe heroina bashkë

Hulumtimi i kryer nga ekspertët nga universiteti 'McGill University' ka treguar se si më shumë njerëz vdesin nga marrja e tepërt e dozave dhe tabletave kundër dhimbjeve, të cilat u janë përshkruar nga mjekët, sesa nga kokaina dhe heroina së bashku.

Vetëm në Amerikë, gjatë vitit 2010, shkaku i këtij problemi kishin vdekur më shumë se 16.000 persona. Ekspertët kanë zbuluar se si së paku 17 faktorë të ndryshëm ndikojnë në numrin e shtuar të rasteve të vdekjes, që ndërlidhen me konsumimin e atyre ilaçeve.

Arsyeja kryesore e kësaj norme kaq të lartë të vdekjeve është përshkrimi i atyre ilaçeve nga ana e mjekëve dhe shitja e tyre, përdorimi i tepruar i ilaçeve të forta kundër dhimbjeve, si 'oksikontin' dhe 'metadon', përzierja e ilaçeve kundër dhimbjeve me ilaçet e tjera apo me alkool.

(Kosova Sot Online)