Qepa kundër djegieve dhe mushkonjave

  • 15 June 2019 - 20:49
Qepa kundër djegieve dhe mushkonjave

Qepa jo vetëm që është përbërëse e pashmangshme e shumë gjellëve, por është edhe një mrekulli e vërtetë kur bëhet fjalë për shërimin e disa sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Këto janë dy raste në të cilat mund ta përdorni në mënyrë efikase.

KUNDËR DJEGIEVE

Me siguri që jeni djegur së paku një herë në jetën tuaj. Herën e ardhshme kur t'ju ndodhë kjo, e preni një pjesë të qepës dhe e mbështetni në vendin e djegur. Karakteristika e saj natyrale antiseptike dhe qetësuese, do ta parandalojë krijimin e infeksionit dhe më pas vragave.


KUNDËR MUSHKONJAVE

Aroma intensive e qepës e parandalon therjen e mushkonjave. E nëse tashmë ju kanë therur, mbështeteni qepën në lëkurë dhe do ta parandaloni kruajtjen e padurues.

(Kosova Sot Online)