Mënyrat e thjeshta që mposhtin lodhjen

  • 20 June 2019 - 12:22
Mënyrat e thjeshta që mposhtin lodhjen

Të gjithëve na ndodh që gjatë ditës të na pushtojë lodhja. Ju sjellim disa këshilla, me ndihmën e së cilave do ta mposhtni lodhjen dhe do të jeni më produktivë

HANI KAFJALL!

Edhe shkencërisht është vërtetuar se njerëzit të cilët nuk anashkalojnë kafjallin, janë më energjikë dhe më mirë të disponuar. Nëse nuk e keni shprehi të hani dhe të dilni nga shtëpia, filloni ta bëni një gjë të tillë, sepse do ta përmirësoni shëndetin tuaj.

RUTINA

Rutina është njëra ndër arsyet e shumta të lodhjes. Vetëm një ndryshim i vogël ndikon në nxitjen e trurit në prodhimin e dopaminës, substancës kimike, e ngjashme me adrenalinën, e cila ju shtyn në aksion.

FRESKIMI

Freskimi me ujë të ftohtë ju kthjell sa hap e mbyll sytë. Kini kujdes rreth hidratimit, sidomos gjatë ditëve të ngrohta.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Çokollata e zezë është zamra më e mirë. Përmban teobrominë, përbërësi i cili ndikon ngjashëm sikurse edhe kafeina, duke ia kthyer energjinë trupit. 

(Kosova Sot Online)