'Hormoni i dashurisë' mund t'u ndihmojë njerëzve me autizëm

  • 28 June 2019 - 11:23
'Hormoni i dashurisë' mund t'u ndihmojë njerëzve me autizëm

Shpërthimi i të ashtuquajturit 'hormon i dashurisë' do të mund t'u ndihmonte njerëzve me autizëm të ndërveprojnë më mirë në situata sociale. Shkencëtarët e kanë zbuluar se oksitocina u kishte ndihmuar personave të rritur që më mirë t'i kuptojnë emocionet dhe shprehjet e fytyrës. Karakteristika kyçe e autizmit është pamundësia për t'u përballur mirë me situatat shoqërore, si dhe mungesa e dukshme e interesimit apo kujdesit për të tjerët.

Oksitocina shpeshherë referohet si 'hormoni i besimit apo përqafimit', prodhohet nga femrat gjatë kohës së shtatzënisë, gjatë lindjes, si dhe gjatë ushqimit të fëmijës me qumështin e gjirit. Më parë ishte ndërlidhur me trajtimet e njerëzve me çrregullime në disponim dhe me çrregullim shoqëror. Në studimin më të ri, shkencëtarët japonezë kanë zbuluar madje se vetëm një dozë e hormonit zgjon aktivitetin në pjesë të caktuara të trurit.

Deri më tani, ky trajtim është treguar mjaft efikas në ndihmën e atyre me 'funksionimin e lartë të autizmit', që do të thotë se kanë shkathtësi më të mirë komunikimi në krahasim me disa të tjerë me të njëjtën gjendje. Por, sipas shkencëtarëve nga Universiteti në Tokio, oksitocina po ashtu mund t'u ndihmojë atyre që kanë një sistem të ulët të funksionimit.

(Kosova Sot Online)