Lukuma -100 për qind alternativë natyrale për sheqer

  • 29 June 2019 - 08:20
Lukuma -100 për qind alternativë natyrale për sheqer

Vëmendjen e atyre që dëshirojnë të jetojnë shëndetshëm, natyrisht se do ta tërheqë lukuma (lucuma), bimë kjo ekzotike që vjen nga Amerika Jugore dhe Azia. Nuk çudit fakti që shumica e quajnë edhe si "Ari i Inkëve". Me të vërtetë është interesante se si sheqeri ka marrë përparësinë para kësaj bime të shijshme, me gjithë vlerat e larta ushqyese që ka.

Është e pasur me sasi të lartë të beta karotinës, vitamina B3, por edhe me vitaminat e tjera të kompleksit B.

Përmban edhe hekur, niacinë, zink, kalcium dhe proteina. Te ne mund të haset në formë të pluhurit dhe është ëmbëltues i shkëlqyeshëm, pasi që posedon indeks të ulët glikemik, kështu që nuk shkakton ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak.  

Shkaku i indeksit të ulët të glikemit, u sugjerohet personave që vuajnë nga diabeti, por edhe femrave shtatzëna, pasi që nuk ka ndonjë efekt negativ, e sipas legjendave, kjo pemë shton pjellorinë, parandalon sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Falë cilësisë së saj me fibra, është lehtë e tretshme, prandaj është njëri ndër ushqimet e para me të cilin ushqehen foshnjat, e kjo është edhe arsyeja kryesore pse u sugjerohet të rriturve që kanë probleme me lukthin.

(Koosva Sot Online)