'Tableta e zakonshme' që zvogëlon rrezikun nga kanceri

  • 29 June 2019 - 11:22
'Tableta e zakonshme' që zvogëlon rrezikun nga kanceri

Ekspertët nga universiteti 'Queen Mary' në Londër, kanë vëzhguar përdorimin e ilaçit si parandalues, që për publikun më shumë shihet si ndihmë në zbutjen e dhimbjeve të kokës.

Ekspertët thonë se personat që hyjnë në të 50-at, duhet të konsultohen me mjekun për t'i ulur dozën e aspirinës, pasi që shkakton gjakderdhje të brendshme. Profesori Jack Cuzick, udhëheqës i hulumtimeve, thotë se të gjeturat tregojnë se përparësitë e konsumimit të aspirinës janë më të mëdha në krahasim me efektet anësore.  

Ekspertët kanë zbuluar se ilaçi kishte zvogëluar numrin e zhvillimeve dhe rasteve të vdekjeve nga kanceri në zorrë të trashë, ai në lukth dhe i vezoreve nga 30 deri në 40 për qind. Rezultate pak më të dobëta ishin vërejtur te vdekshmëria si pasojë e kancerit të mushkërive, gjirit, prostatës.

(Kosova Sot Online)