Bananet, ananasi dhe qumështi, aleatët për gjumë të rehatshëm

  • 01 July 2019 - 12:13
Bananet, ananasi dhe qumështi, aleatët për gjumë të rehatshëm

Shkencëtarët amerikanë tregojnë se të rriturve u nevojiten midis 7.5 deri 9 orë gjumë. Problemet me gjumin mund të ndikojnë në shfaqjen e shumë problemeve të tjera shëndetësore, çrregullimin e rutinës jetësore dhe stresin.

Personat më të moshuar se 60 vjeç janë më të ndjeshëm ndaj zhurmave, nxehtësisë së madhe dhe të ftohtit.

Pagjumësinë e karakterizojnë zgjimet e shpeshta natën dhe ndjenja e lodhjes. Ekspertët mendojnë se para gjumit nevojitet të ushtroni së paku 20 minuta, e sidomos preferohet ecja e shpejtë, vallëzimi apo noti.  

Në vend të televizorit para se të flini sugjerohet muzika, meditimi apo leximi. Për sa i përket ushqimit, shujta e fundit duhet të konsumohet së paku gjysmë ore para se të flini.

Ndërsa, ushqimet që ndikojnë të keni një gjumë sa më të rehatshëm janë ananasi, bananet, qumështi i ngrohtë.

(Kosova Sot Online)