A jeni pjesë e grupit të gjakut “0”? Ja 5 gjërat që duhet të dini…

  • 04 korrik 2019 - 09:16
A jeni pjesë e grupit të gjakut “0”? Ja 5 gjërat që duhet të dini…

Ajo që e bën çdo njeri të veçantë është jo vetëm përbërja gjenetike, por një sërë elementësh kulturorë, psikologjikë dhe mjedisorë. Megjithatë, proverbi i vjetër “Gjaku i mirë nuk gënjen” ka një themel të së vërtetës, pasi edhe grupi i gjakut mund të ndikojë në disa tipare dalluese të njerëzve. A e dini se ata që janë pjesë e grupit të gjakut 0 kanë karakteristika unike në krahasim me të tjerët?

Gjatë gjithë historisë, janë zhvilluar më shumë sisteme të grupimit të gjakut, bazuar në faktorë të njohur si antigjenë. Shoqëria Ndërkombëtare e Transfuzionit të Gjakut aktualisht njeh rreth 30 metoda të klasifikimit, ndër të cilat një nga Rhesus (ose faktor RH) dhe ai i biologut austriak Karl Ernest Landsteiner (ose faktor ABO).

Brenda këtij grupi të fundit mund të dallojmë 4 fenotipi: A (A- dhe A +), B (B + dhe B-), AB dhe O (O- dhe O +). Në detaje, grupi më i rrallë është AB që e ka vetëm 6% e popullsisë botërore, grupi B i cili korrespondon me 22%, grupi A me 32% dhe në fund grupi O që është ai të cilin e mbartin 44% e individëve. Megjithëse nuk është grupi më i rrallë i gjakut, ai është më i veçanti, pasi ka cilësi të veçanta që vetëm ata që i përkasin grupit O i posedojnë. Ja cilat janë ato…

Përshtatshmëria universale. Njerëzit në grupin O mund të dhurojnë gjak për të gjitha fenotipet e tjera A, B dhe AB, por ata mund të marrin vetëm nga subjektet që i përkasin grupit të tyre.

Udhëheqës. Individët e fenotipit O lindin me një zotësi natyrore për të udhëhequr. Edhe kur nuk bëhet fjalë për “komandantë” të vërtetë, këta subjekte janë të prirur për t’i ndihmuar të tjerët.

Nxitimi. Të lindurit me llojin e gjakut O e kanë zakon të veprojnë shpesh pa menduar shumë për pasojat.

Rezistenca ndaj sëmundjes. Pacientët e grupit O sëmuren si çdo qenie tjetër njerëzore, por më rrallë dhe gjithashtu kanë aftësinë për t’u shëruar më shpejt. 

Hiperaktiviteti. Gjaku i grupit O ka një përqindje më të lartë të hormoneve që i bën subjektet si “bateri elektrike”. Prandaj duhet të shmangin alkoolin, substancat stimuluese ose emocionuese.

Pak si “horoskopi” edhe këto të dhëna nuk duhet të merren shumë seriozisht kur flasim për atributet që lidhen me miliarda njerëz, kështu që do të ishte absurde të zvogëlohej një qenie njerëzore në një përzierje kimike të pastër. Biologjia sigurisht që është një trashëgimi e fuqishme që gjithkush e ka me vete, por ajo që me të vërtetë i bën burrat dhe gratë të jashtëzakonshme është aftësia për të ushqyer flakën e gjeneruar nga një shkëndijë e thjeshtë e jetës, por pak e sigurt!

(Kosova Sot Online)