Lulëkuqja zbut dhimbjet, nervozizmin dhe stresin

  • 08 July 2019 - 14:23
Lulëkuqja zbut dhimbjet, nervozizmin dhe stresin

Një mjekësinë popullore lulëkuqja është përdorur për marrjen e opiumit, të cilin mjekët e kanë përdorur për qetësimin e dhimbjeve, por për fat të keq shumë edhe e kanë keqpërdorur. Lulëkuqja, e cila shitet nëpër dyqane, nuk përmban alkaloidet, pasi që u janë tharë farat. Në kuzhinën tonë, lulëkuqja (lat. Papaver somniferum) më së shpeshti përdoret për përgatitjen e gjellëve të ëmbla. Kjo është një bimë njëvjeçare, që ka lule të kuqe, të verdha, të portokallta.

Farat janë të vogla, në formë të veshkave, me shije të arrave. Mund të jenë me ngjyrë të verdhë. Për sa i përket shërimit, lulëkuqja përdoret për relaksimin e muskujve, kundër dhimbjeve, kundër kollës dhe ngërçeve në abdomen. Shkrimet më të hershme i hasim nga Mesopotamia, ku ishte përdorur në mjekësi dhe njihej si bima e lumturisë. Atletët e Greqisë antike para garës kishin konsumuar pijen nga vera, lulëkuqja dhe mjalti. Te ne përdoret gjatë përgatitjes së ëmbëlsirave dhe pjekurinave, por edhe gjellëve të njelmëta mund t'ju dhurojë shije të paharruar. 

(Kosova Sot Online)