6 ushqimet që me të vërtetë “hekurosin” stomakun tuaj

  • 12 July 2019 - 09:21
6 ushqimet që me të vërtetë “hekurosin” stomakun tuaj

Këta gjashtë aleatë të fortë do t’ju ndihmojnë ta rrafshoni stomakun për vetëm disa javë, madje pa ushtrime të lodhshme.

Manaferrat

Fjala kyçe në këtë grup të ushqimeve do të thotë – anticianinë. Bëhet fjalë për flavonoidet që shkrijnë dhjamin, e me të cilën janë sidomos janë të pasura manaferrat. Pra, në vend të ushqimeve të ëmbla si pjeshka, pjepri dhe banania, përcaktohuni për mjedra, vishnja, boronica. Brenda ditës konsumoni dy porcione, transmeton Kosova Sot Online.

Prodhimet e qumështit

Jogurti dhe djathi i ri me një sasi prej 1 për qind yndyrë janë zgjedhje e duhur e proteinave, që ndërtojnë muskujt dhe nuk krijojnë shtresa dhjamore. Prodhimet e tilla pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë në zbrazjen e tyre. Kur t’i blini, përcaktohuni për ato me përqindje të lartë me proteina dhe i kombinoni me drithëra integrale dhe manaferra.  Dy porcione në ditë ndikojnë në zhdukjen e shtresave dhjamore.

Drithërat integrale

Pos se janë të pasura me fibra, drithërat integrale përmbajnë magnez dhe krom. Këto dy minerale shumë të rëndësishme ulin nivelin e kortizolit në gjak (bëhet fjalë për hormonin e stresit i cili shtyn organizmin të grumbullojë shtresat dhjamore). Zgjedhja më e mirë janë thekra, elbi dhe tërshëra. Blini në shitoret me ushqim të shëndetshëm, i kombinoni me jogurt pa yndyrë dhe boronica të thara. Dy porcione në ditë bëjnë çudinë me tretjen e ushqimit. 

Yndyrat e shëndetshme

Këtu e kemi fjalën për yndyrat e pangopura, të pasura me aminoacide omega 3. Hiqni nga përdorimi yndyrat e dëmshme  (gjalpi, kajmaku, ajka) dhe përcaktohuni për lëng të shtrydhur e të freskët nga ulliri, avokado, fara të lirit, të kungullit dhe badem apo fëstëk. Një grusht me fëstëk në ditë organizmit tuaj i siguron sasinë e duhur me yndyra të shëndetshme.

Çaji i gjelbër

Tash e moti dihet që çaji i gjelbër njihet për efektin e tij shërues, por tash së voni është zbuluar se substanca të caktuara nga çaji i gjelbër shkrijnë shtresat dhjamore përreth belit. Substanca më e rëndësishme quhet katehinë. Kjo substancë nxit mëlçinë që të përshpejtojë me shkrirjen e yndyrës dhe t’i largojë nga organizmi. Pesë gota me çaj të gjelbër nxitin përshpejtimin e organizmit dhe metabolizmit tuaj.

Bishtajoret

Ky grup i ushqimeve përmban të ashtuquajturën niseshte rezistuese. Kjo udhëton përmes traktit tretës, i paprekur dhe prodhon aminoacidet që ndikojnë në prodhimin e enzimave për shkrirjen e shtresave dhjamore, sidomos atyre shtresave që gjenden në shtresën e stomakut. Bishtajoret më të efektshme janë fasulja meksikane, të gjitha llojet e fasules vendore, bizelet, soja. 

(Kosova Sot Online)