Pemët dhe perimet na bëjnë më të lumtur

  • 18 July 2019 - 13:53
Pemët dhe perimet na bëjnë më të lumtur

Hulumtimi më i ri i shkencëtarëve nga Zelanda e Re zbulon se ekziston ndërlidhje midis konsumimit të pemëve dhe perimeve dhe kënaqësisë së përgjithshme në jetë. Në hulumtim kishin marrë pjesë 405 persona, të cilët për çdo ditë kishin mbajtur ditar rreth asaj se çfarë kishin ngrënë. Po ashtu, pjesëmarrësit kishin mbushur udhëzimin me pyetje rreth shprehive jetësore. Pas 13 ditëve, shkencëtarët kishin zbuluar se pjesëmarrësit, të cilët për çdo ditë kishin konsumuar pemë dhe perime, kishin nivel më të lartë të kreativitetit dhe emocioneve pozitive.

Po ashtu, ishin më shumë të interesuar rreth aktiviteteve të ndryshme, përderisa jetës së tyre e kishin shumë lehtë t'i gjejnë domethënien. "Rezultatet e këtij hulumtimi drejtojnë në përfundimin se ushqimi në masë të madhe mund të ndikojë në kënaqësinë dhe lumturinë e personave", thonë ekspertët nga Zelanda e Re. Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën "British Journal of Health Psychology", thonë se ky nuk është hulumtimi i parë, i cili e vërteton se ekziston një lidhje e ngushtë midis ushqimit dhe disponimit. 

(Kosova Sot Online)