Stomaku i rrafshët, për sa hap e mbyll sytë

  • 18 korrik 2019 - 18:11
Stomaku i rrafshët, për sa hap e mbyll sytë

Nëse hani gjysmë çokollate apo dy kifle, dijeni se kjo do të ndikojë në linjën e trupit, sidomos në hapësirat përreth belit. Por, a e dini se nuk do të dukeni më e hollë as nëse e hani një pjatë të plotë përplot me brokol. Pyesni pse? Dihet se brokoli është i pasur me vitamina dhe minerale. Është burim i hatashëm me vitamina C vitamina A, burim i shkëlqyeshëm me acid folik, e po ashtu edhe me vitamina B6, vitamina E, niacinë, magnez, kalium dhe aminoacide omega-3.

PERIMET E LAKRORIT

Perimet me gjethe të gjelbër, përfshirë këtu edhe brokolin njihen si ushqime që fryjnë, që do të thotë se pasi të keni konsumuar gjysmë pjatë me brokol në plazh të dukeni e fryrë. Pos brokolit, fryrje në stomak shkakton edhe lulelakra, por kjo nuk do të thotë se duhet t'i shmangni, nëse po bëheni gati për plazh. Kënaquni me këto ushqime, por në sasi të duhur dhe kombinoni me perime të tjera.

PIJET E GAZUARA

Ju duken tërheqës dhe freskues, sidomos nëpër këto ditë të ngrohta. Por t'i keni përpirë, përpini ajrin, i cili gjen rrugën deri te stomaku dhe shkakton fryrje të përkohshme. E këtë me siguri se nuk e dëshironi. Kur jeni të etur përcaktohuni vetëm për ujë, sepse ruan shëndetin dhe etjen. 

(Kosova Sot Online)