Është vërtetuar se ushqimi mesdhetar shëron

  • 03 August 2019 - 09:59
Është vërtetuar se ushqimi mesdhetar shëron

Vaji i ullirit, peshku i kaltër i egër, drithërat, perimet, tash e një kohë të gjatë janë klasifikuar si shpëtuesit e shëndetit.

Njerëzit, të cilët ushqehen me këtë lloj të ushqimit, më rrallë vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, diabetit tipi 2 dhe disa lloje të kancerit.

Hulumtimi i njohur si "Seven Countries Study" apo studimi i shtatë vendeve ka vërtetuar se meshkujt nga Evropa jugore më rrallë preken nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut në krahasim me ata nga Amerika dhe Evropa lindore.

"Përse të kërkoni trendë të ndryshëm të ushqimit kur më i miri tashmë është këtu", thonë ekspertët.

I gjithë ky emërtim për studimin dhe llojet e ushqimeve përmblidhet me një emër të vetëm, ushqimi mesdhetar.

(Kosova Sot Online)