Kujdes! Ja pse rrobat e reja duhet t’i lani para se t’i vishni…

  • 03 August 2019 - 15:50
Kujdes! Ja pse rrobat e reja duhet t’i lani para se t’i vishni…

Sigurisht të gjithëve ju ka ndodhur, që në momentin e fundit të vendosni të kaloni një mbrëmje të bukur diku jashtë shtëpie. Por, rrobat që keni planifikuar t’i vishni, i keni të pa lara thjesht “nuk keni çfarë të vishni”. Prandaj, ju dilni shpejtë për të blerë diçka të re.

Ja përse rrobat e sapo blera duhet t’i pastroni para se t’i vishni:

Philip Tierno profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e New York-ut bëri një studim se çka në të vërtetë përmbajnë rrobat e reja.

Çfarë saktësisht është gjetur?

Tierno kishte testuar pantallona, bluza, xhaketa, mbathje dhe sende të tjera të ndryshme të veshjeve të sapo blera në një dyqan të rrobave. Testet që bëri rezultuan se në këto rroba u gjenden një numër të organizmave të ndryshme si dhe sekrecione të ndryshme, duke përfshirë: sekrecionet respiratore dhe të tjera.

Këto rroba lehtësisht mund të mbartin infeksione si hepatitin A, diarre në lëkurë, por edhe morrat dhe zgjebën mund të transmetohen në këtë mënyrë.

E gjitha kjo ndodh, pasi shumë prej këtyre rrobave paraprakisht janë provuar nga  persona të tjerë, të cilët mund të kenë pasur ndonjë sëmundje të lëkurës.

Kështu që jo të gjithë njerëzit kanë organizëm imun për mbrojtur nga këto infeksione, për këtë arsye sigurohuni, se keni pastruar rrobat e reja të paktën një herë para se t’i vishni.

(Kosova Sot Online)