Ditët me diell dhe rreziku nga vetëvrasja

  • 05 gusht 2019 - 08:44
Ditët me diell dhe rreziku nga vetëvrasja

Një studim i shkencëtarëve australianë tregon se si moti me diell lidhet me një rritje të shpeshtësisë së vetëvrasjes. Një varg studimesh paraprake kanë treguar për një shpeshtësi më të madhe të vetëvrasjeve në pranverë, sesa në dimër.

Gjetjet e reja bazohen në analizën e 70 000 rasteve të vetëvrasjes, të bëra në Australi midis viteve 1970 dhe 2010, si dhe në të dhënat për motin. Revista psikiatrike "JAMA Psychiatry" tregon se rritja e shpeshtësisë së vetëvrasjeve që është shënuar gjatë ditëve me diell, ishte e theksuar sidomos nëse edhe gjatë dhjetë ditëve paraprake kishte pasur mot të tillë, pra me diell.

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë rezultat me ndikimin e dritës së diellit në serotoninë, në neurotransmetuesin, i cili ndikon në disponim, impulsivitet dhe agresion. Vetëvrasja është shkaku i dhjetë më i shpeshtë i vdekjes te të gjitha grupmoshat. 

(Kosova Sot Online)