Lëngu i vishnjave jua zgjat gjumin

  • 06 August 2019 - 08:38
Lëngu i vishnjave jua zgjat gjumin

Nëse nuk jeni adhurues i lëngjeve nga vishnja, provoni me lëngun nga kivi, porosisin ekspertët. Këtë përdoreni nëse ju mundon gjumi. Hulumtimi më i ri i prezantuar në konferencën "Experimental Biology 2014" ka zbuluar se nëse dy herë në ditë pini lëngun e vishnjave mund t'ju ndihmojë të flini rreth 90 minuta më gjatë. Hulumtuesit pjesëmarrësve në hulumtim, që vuanin nga pagjumësia, u kishin dhuruar të pinë dy herë në ditë lëng të vishnjave, e pas dy javëve kishin kontrolluar gjendjen.

Më pas, ata kishin marrë, për dy javë rresht, pijen 'placebo'. Rezultatet kanë treguar se të anketuarit mesatarisht kishin gjumë mesatarisht më të gjatë për 84 minuta. Lëngu nga vishnjat kishte burim natyral të hormonit metatoninë, i cili ndikon në ciklin e zgjuarsisë. Kur është errësirë, trupi prodhon më shumë melatoninë, e kur është dritë, prodhon më pak. 

(Kosova Sot Online)