Kantarioni, bima që shëron

  • 07 August 2019 - 08:29
Kantarioni, bima që shëron

Pjesë shëruese e kantarionit janë gjethet dhe lulet e saja. Kjo bimë ndikon që të keni një gjumë të rehatshëm, e po ashtu qetëson depresionin. Në një hulumtim gjerman, kantarionin ua kishin dhënë grupit prej 105 personave, që kishin vuajtur nga depresioni.

Në krahasim me ata persona, të cilët nuk e kishin marrë fare bimën, ata kishin bërë një gjumë më të rehatshëm dhe më lehtë ishin zhytur në gjumë. Ata persona që e kishin marrë këtë bimë po ashtu kishin qenë me disponim më të mirë dhe më pak kishin vuajtur nga dhimbjet e kokës.

Çajin e përgatisni duke marrë dy lugë të kësaj bime, imtësuara, dhe e bashkoni me gjysmë litri ujë të vluar. Pasi ta keni zier edhe pak, për 15 minuta, e vendosni në enë dhe e ftohni sipas dëshirës. Mbani mend se ky çaj është shumë efektiv nëse pini nga dy gota, për një periudhë kohore 4 deri 6 javë.

(Kosova Sot Online)