Qumështi i yndyrshëm, ajka, jogurti dhe djathi pakësojnë rrezikun për diabet, tipi 2

  • 08 August 2019 - 10:13
Qumështi i yndyrshëm, ajka, jogurti dhe djathi pakësojnë rrezikun për diabet, tipi 2

Prodhimet që përmbajnë sasi të lartë të yndyrës, si ajka, qumështi i yndyrshëm, jogurti dhe djathi, mund të reduktojnë rrezikun për zhvillimin e diabetit, thuhet në studimin e fundit. Hulumtuesit nga Suedia kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë produkte me sasi të lartë të yndyrës, tetë apo më shumë porcione në ditë, për 23 për qind janë më pak të rrezikuar nga diabeti, në krahasim me ata persona që vetëm një herë brenda ditës konsumojnë prodhimet e tilla.

Sido që të jetë, ata po ashtu kanë zbuluar se konsumimi i mishit, me pak yndyrë, shton rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2. Tipi 2 i diabetit shfaqet atëherë kur trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, apo qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës. Kjo ndryshe njihet edhe si rezistenca ndaj insulinës. Ky lloj i diabetit më shumë diagnostikohet te njerëzit e moshuar dhe vjen si rezultat i mbipeshës apo të personat me mbipeshë, që nuk janë aspak aktivë. Deri në vitin 2030, pritet që 4.6 milionë njerëz do të diagnostikohen me diabet, tipi 2. Sipas ekspertëve suedezë, konsumimi i yndyrave, gjakut i jep kontroll ndaj glukozës dhe sasisë së insulinës. 

(Kosova Sot Online)