Elbi, ushqimi i shijshëm dhe i shëndetshëm që tashmë është harruar

  • 10 August 2019 - 15:01
Elbi, ushqimi i shijshëm dhe i shëndetshëm që tashmë është harruar

Elbi është ushqim i jashtëzakonshëm, pasi që mundet lehtë të kombinohet me ushqimet tjera, e shpejtë përmirëson edhe disponimin. Elbi përmban substanca të cilat stimulojnë trurin që të fillojë me lëshimin e hormoneve të lumturisë. Ky aktivitet ndodh shumë shpejt, prandaj edhe për këtë arsye elbi është ushqim që shpejt përmirëson disponimin. 

Pos se është ushqim ideal për ditët me shi, elbi sidomos është shumë i shëndetshëm. Shumica thonë se kur bëhet fjalë për drithërat, elbi zë vendin e parë për nga vlerat ushqyese. Një nga arsyet pse elbi është ushqim kaq i shëndetshëm është sepse përmban fibra të lëngshme dhe të forta, e kjo e para ndikon në pakësimin e kolesterolit në gjak, që do të thotë se ul rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Shkaku i fibrave, elbi ndikon në përmirësimin e tretjes së ushqimit, si dhe mban ekuilibrin e mikroflorës së zorrës. 

Gjysmë gote e elbit të zier përmban vetëm 97 kalori, ndërsa që është i pasur me kalium, fosfor, magnez, hekur, mangan, zink ose selino. Në dallim me shumicën e drithërave të tjera, përmban sasi të madhe të vitaminave B dhe më pak vitamina A, E dhe K.

(Kosova Sot Online)