Dobite Shëndetësore të Erëzave

  • 16 August 2019 - 14:33
Dobite Shëndetësore të Erëzave

Erëzat nuk janë thjesht diçka që i shtohen ushqimeve pa shije për ti bërë më të pëlqyeshme. E vërtetë është se me erëza mund t’i shtosh shije ushqimeve pa i shtuar yndyrë, sheqer apo krip. Por nëse flasim për përmirësim të shëndetit sigurisht se erëzat nuk janë gjëja e parë që ju bie në mend, apo jo? Epo ja që ndoshta do të befasoheni nga këto 5 dobi shëndetësore të erëzave. Shumica e erëzave janë tejet të lira për ti blerë dhe të gatshme për tu spërkatur në ushqimin tuaj.

Përforcues i Antioksiduesve

Antioksiduesit janë substanca që mbrojnë qelizat nga radikalët e lirë e që më së shumti gjenden në fruta dhe perime. Radikalët e lirë janë molekula që prodhohen gjatë procesit metabolik të trupit tuaj. Radikalët e lirë dëmtojnë membranën e qelizave dhe nxisin qelizave kancerogjene. Antioksiduesit thjesht anulojnë efektin e radikalëve të lirë dhe eliminojnë kërcënimin.

Kanella është përplot antioksidues. Vetëm një lugë çaji ka sasi të njejta sa një gjysmë filxhani me boronica. Origano nga të gjitha barishtet ka dendësinë më të lartë të antioksiduesve.

2, Luftues Kanceri

Disa barëra dhe erëza si shafrani indian, janë luftues kanceri. Një substancë e quajtur polifenol kurkumin ka treguar se është në gjendje të ngadalësoje apo krejtësisht te ndaloje zhvillimin e qelizave që shkaktojnë kancerin e melanomës. Mund të parandaloje edhe kancere te tjerë si kanceri i gjirit, prostatës dhe leukemisë. Shafrani është një erëz Indiane që shumë shkon me oriz.

Disa barëra dhe erëza tjera luftuese të kancerit janë rozmarina dhe piperi kuq. Piperi kuq ka një substancë që quhet kapsaicin që është anti-inflamator dhe gjithashtu ka efekte antioksiduese. Kjo substancë gjithashtu gjendet edhe në speca djegës dhe spec i kuq.

Agjent Anti-inflamator

Inflamacioni është i njohur të jetë si paraprijës i shumë sëmundjeve kronike duke përfshij këtu edhe sëmundjen e zemres, alergjitë dhe sëmundje tjera. Hudhra, selino (purri), arrëmyshku dhe xhenxhefili janë disa prej erëzave që ndihmojnë në shërim të inflamacionit në trup.

Tensioni gjakut dhe Semundjet e Zemres

Një erze e quajtur kardamom është parë se ul shtypjen e gjakut dhe rrit nivelet antioksiduese. Është lëvizje e mençur nëse zëvendëson kripën e kuzhinës me erëza për ti dhënë shije ushqimit. Në këtë mënyrë ju do të ulëni konsumin e sodiumit (kripës) dhe dukshëm zvogëloni rrezikun ndaj semundjes së zemrës dhe shtypjes se larte te gjakut.

Kontrollo Kilogramët

Hulumtimet sugjerojnë se disa erëza si ato nga speca djegës përforcojnë metabolizmin dhe promovojnë ndjesinë e ngopjes (ndjehesh i ngopur). Kjo do të thotë se do të djegësh më shumë kalori dhe njëkohësisht do hash më pak.

(Kosova Sot Online)