A janë dredhëzat superushqimi i ardhshëm?

  • 16 August 2019 - 16:46
A janë dredhëzat superushqimi i ardhshëm?

Dredhëzat janë të pajisura me përplot vlera ushqyese dhe kanë një perimetër të gjerë në ndikimin e shëndetshëm te njeriu.

JANË TË PASURA ME ANTIOKSIDUES

Dredhëzat janë radhitur në pozitën e tretë si ushqimi me burimet më të mira me antioksidues midis të gjitha ushqimeve të tjera.

NDIKOJNË NË SISTEMIN KARDIOVASKULAR 

Dredhëzat janë të pasura me plot vitamina, të cilat ndikojnë në qarkullimin e mirë të gjakut dhe duke ndikuar në uljen e kolesterolit të keq.

NDIKOJNË NË RREGULLIMIN E SHEQERIT NË GJAK

A e keni ditur se dredhëzat kanë efektin e saj, mjaft të rëndësishëm, në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Pra, janë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti.

PARANDALOJNË KANCERIN

Fitonutrientet në dredhëza kanë vërtetuar se reduktojnë rrezikun nga kanceri i gjirit, ai i zorrës së trashë dhe kanceri në ezofag.

NDIKIMI PËR HUMBJE NË PESHË

Anticianina në dredhëza ndikon që trupi t'i shkrijë yndyrat dhe dhjamin e grumbulluar. Fakti se dredhëzat kanë shumë pak yndyrë, është një përfitim tepër i madh.

(Kosova Sot Online)