5 ushqimet që do të dëmtonin rëndë shëndetin e fëmijës suaj

  • 18 August 2019 - 09:18
5 ushqimet që do të dëmtonin rëndë shëndetin e fëmijës suaj

Rreth 100 fëmijë sëmuren në Amerikë nga një bakter që gjendet tek mjalti. Ka shumë ushqime të tjera që në pamje të parë janë të padëmshme, por në fakt kanë efekte negative në shëndetin e fëmijëve. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre sipas ‘Bright Side’:

1-Pijet energjike ose sodat. Një studim ka treguar se fëmijët në moshë të vogël nuk duhet të përdorin sodat me gaz.

2-Kosi për fëmijë. Ky produkt për fëmijë është i dëmshëm, pasi përmban ingredientë dhe ngjyrues artificial.

3-Kokoshkat e bëra në mikrovalë. Ky ushqim përmban disa përbërje kimike që mund të shkaktojnë kancer.

4-Mjalti. Mjalti përmban një bakter që do të shkaktonte vështirësi në frymëmarrje.

5-Ushqimet e konservuara. Këto produkte qëndrojnë në paketime plastike apo metalike dhe përbërja e tyre do të ndikonte në produkt duke dëmtuar më pas shëndetin e fëmijës.

(Kosova Sot Online)