Mrekullitë që bën soda e bukës! Përdorimet që do ju mbajnë të shëndetshëm dhe do kurseni para

  • 18 August 2019 - 14:52
Mrekullitë që bën soda e bukës! Përdorimet që do ju mbajnë të shëndetshëm dhe do kurseni para

Soda e bukës është një nga produktet që edhe pse mund të duket e habitshme zgjidh shumë probleme të përditshmërisë. Nga kujdesi i fytyrës apo higjenës personale deri në substancë pastruese.

Soda e bukës është një nga produktet që edhe pse mund të duket e habitshme zgjidh shumë probleme të përditshmërisë. Nga kujdesi i fytyrës apo higjenës personale deri në substancë pastruese.

-Soda ndihmon në relaksimin e gjymtyrëve. Hidhni sodë në ujë të vakët dhe mbani këmbët për disa minuta. Do i ndjeni ato si të dala nga një dhomë masazhi.

-Ndihmon si maskë për të larguar pikat e zeza në fytyrë apo heqjen e yndyrës së tepërt.

-Përzjeni pak sodë buke me pastën e dhëmbëve dhe do të shikoni se ato do të jenë më të shndritshme se asnjëherë më parë.

-Soba e bukës e përzjerë me ujë të vakët është gjithashtu një larës i mirë për higjenën intime që ju shpëton nga një sërë infeksionesh.

-Lani frutat dhe perimet me sodë dhe ujë të bollshëm. Largon në mënyrë të sigurt pesticidet e përdorura.

-Rrobat e bardha nuk janë mjaftueshëm të bardha dhe nuk dini si të largoni njollat e mbetura? Mjafton një ose më shumë lugë sodë buke dhe veprimi i saj do të jetë i menjëhershëm. Rrobat e bardha do të jenë vezulluese.

-Soda është një pastrues edhe për atletet tuaja. Me një furcë të vogël do ia dilni të eleminoni papastërtitë.

-Gjithashtu ajo është një sulmuese e aromës së pakëndshmë që mund të kenë këpucët tuaja nga përdorimi i përditshëm. Hidhni pak sode të thatë brenda këpucëve tuaja dhe aroma do të jetë eleminuar.

(Kosova Sot Online)