Përzieni këta tre përbërës për ta parandaluar kancerin

  • 18 August 2019 - 15:07
Përzieni këta tre përbërës për ta parandaluar kancerin

Doktoresha amerikane, Carolyn Anderson, na ka ofruar një recetë të thjeshtë për parandalimin e kancerit. Bëhet fjalë për një përzierje, të bazuar në mjekësinë tradicionale të Indisë.

JA RECETA:

Përzieni ¼ të lugës së çajit kurkuminë, me ½ të lugës së çajit vaj ulliri. Në këtë shtoni edhe pak piper të zi, të sapobluar. Këta tre përbërës i qitni në filxhan. Këtë përzierje mund ta përdorni si të vetme, apo edhe ta shtoni në gjellë të ndryshme, në supa dhe sallata. Vetëm duhet pasur kujdes që, nëse i përdorni në gjellë të ziera, që këta përbërës të mos i zieni tepër, por që t'i shtoni në fund të zierjes. Nëse i konsumoni si të tilla, vetëm, atëherë duhet t'i përzieni me pak ujë.

Tërë efekti antikancerogjen i kësaj përzierjeje, ka të bëjë me kurkuminën, e cila është mëlmesë në formë të pluhurit të verdhë, i cili është njëri nga përbërësit e mëlmesës së njohur, kjuri (curry). Aftësitë antiinflamatore të tij janë të pabesueshme. Kombinimi ideal për parandalimin dhe për shërimin e kancerit është kurkumina me piper, apo xhenxhefil. 

(Kosova Sot Online)