Shkencëtarët hedhin dritë në bllokimin e proteinës që shkakton kancerin, alzheimer-in, epilepsinë

  • 20 August 2019 - 09:20
Shkencëtarët hedhin dritë në bllokimin e proteinës që shkakton kancerin, alzheimer-in, epilepsinë

Studiuesit nga Kolegji Mbretëror në Londër mund të jenë një hap afër zbulimit të ilaçit që bllokon aktivitetin e enzimës, e cila luan një rol kyç në shfaqjen e shumë sëmundjeve, përfshirë këtu edhe epilepsinë, pastaj Alzheimer-in dhe kancerin. 

Enzima e ashtuquajtur "N-myristoyltransferase", njihet për atë se modifikon një numër të proteinave në trupin e njeriut, që inkurajojnë zhvillimin e sëmundjeve. Në këtë studim, studiuesit kanë identifikuar më shumë se 100 proteina të modifikuara nga "N-myristoyltransferase", shumica prej tyre paraprakisht nuk ishin të zbuluara, duke analizuar qelizat e gjalla të kancerit në trupin e njeriut. 

Më pas studiuesit kishin shënuar këto proteina para se ta gjenin molekulën që ndalon enzimën "N-myristoyltransferase" nga modifikimi, duke hapur rrugë për një ilaç të ri potencial që mund të përdoret në shërimin e kancerit.

(Kosova Sot Online)