Kanceri i gjirit, ilaçi i ri zgjat jetën

  • 23 August 2019 - 10:11
Kanceri i gjirit, ilaçi i ri zgjat jetën

Me shtimin e ilaçit të ri, të quajtur "pertuzumab", në terapinë standarde shtohet jetëgjatësia mesatarisht për 15 muaj te pacientët me metastazë të kancerit të gjirit. Në Kongresin e Shoqërisë Evropiane për Mjekësi Onkologjike (ESMO) në Madrid janë prezantuar rezultatet e fazës së tretë të studimit të madh ndërkombëtar me shtimin e ilaçit të ri në terapinë standarde. 

Në studim kishin qenë të përfshirë 808 pacientë me metastazë në kancerin e gjirit. Rezultatet e paraqitura tregojnë se ilaçi i përmendur ndikon në zgjatjen e jetëgjatësisë për një periudhë të caktuar kohore.

(Kosova Sot Online)