6 arsyet pse ndiheni gjithmonë të lodhur

  • 29 August 2019 - 15:18
6 arsyet pse ndiheni gjithmonë të lodhur

Ndiheni të molisur dhe të plogësht? Fajin mos ia leni vjeshtës, por ndryshoni këto shprehi të dëmshme dhe siguroni energjinë.

NUK PINI UJË SA DUHET

Nëse jeni të dehidruar, madje për më pak se 2 për qind se sa duhet, atëherë kjo ndikon në nivelin e energjisë. Dehidrimi shkakton reduktim në volumin e gjakut, shpjegon mjekja Goodson, që ndikon në hollimin e gjakut. Kjo kërkon nga zemra juaj të pompojë më pak gjak, duke reduktuar shpejtësinë e shpërndarjes së oksigjenit nëpër muskuj dhe nëpër organet tjera.

NUK KENI SASI TË MJAFTUESHME TË HEKURIT

Mungesa e hekurit në organizëm ju bën të ndiheni të plogësht, të dobët dhe nuk mund të përqendroheni. "Kjo ju bën të ndiheni më të lodhur, pasi që më pak oksigjen udhëton nëpër muskuj dhe qeliza", thotë Goodson. Shtoni konsumimin e hekurit, në mënyrë që të shmangni rrezikun nga leukemia. Përdorni ushqime si: vezë, arra, perime me gjethe të gjelbër.

SHMANGNI KAFJALLIN

Ushqimi të cilin e hani ia dhuron energjinë trupit tuaj dhe kur të flini, trupi juaj vazhdon ta përdorë atë që e keni konsumuar në darkë një natë më parë, që mundëson pompimin e gjakut dhe qarkullimin e oksigjenit. Kështu që, kur të zgjoheni në mëngjes, nevojitet që ta rimbushni energjinë me kafjall. Nëse e shmangni kafjallin, atëherë lodhja është e pashmangshme.  

NUK MUND TË THONI 'JO'

Mungesa e energjisë kohë pas kohe mund t'ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të zemëruar. Nëse punëdhënësi juaj dëshiron që të punoni ditën kur e keni të lirë, atëherë nëse nuk flisni asgjë dhe gjithçka e mbani për vete, edhe kjo ndikon që të ndiheni të rraskapitur dhe të lodhur. Prandaj, ngritni zërin, thoni atë që keni për të thënë.

PUNONI GJATË PUSHIMIT

Kontrollimi i porosive tuaja elektronike kur duhet të pushoni pranë pishinës, ju rrezikon të digjeni. Nëse nuk ia lejoni vetes tuaj të pushoni si duhet, atëherë edhe kthimi në punë do të jetë më i vështirë. "Kur me të vërtetë pushoni, do të jeni më kreativ kur të ktheheni në punë, më produktiv dhe më efektiv", thotë eksperti Lombardo.

PINI NJË GOTË VERË (APO DY, TRI) PARA GJUMIT

Një gotë verë para gjumit ju bën të flini mirë, por kujdes të mos e shtoni oreksin. Alkooli nxit depresion në sistemin qendror nervor. "Në fakt, dy apo më shumë gota verë sabotojnë gjumin tuaj. Alkooli krijon nxitjen e adrenalinës", thonë ekspertët. Në këtë mënyrë, nëse nuk flini sa duhet, gjithsesi se do të ndiheni të lodhur dhe të molisur.

(Kosova Sot Online)