Zbulohet ilaçi eksperimental kundër Ebolës

  • 05 September 2019 - 09:37
Zbulohet ilaçi eksperimental kundër Ebolës

P rodhuesi kinez i ilaçeve "Sihuan" ka dërguar ilaçin eksperimental për Ebolën në Afrikë, përmes punëtorëve humanitarë kinezë dhe kanë planifikuar që atje të bëjnë testimet klinike për luftën kundër Ebolës vdekjeprurëse.

Grupi farmaceutik "Sihuan" ka dërguar disa miliona doza të ilaçit "JK-05", ka thënë drejtori përgjegjës operues i kompanisë Jia Zhongjin, duke shtuar se do të mund të dërgonin ende dozë në Afrikën perëndimore.

"Punëtorët humanitarë tashmë e kanë ilaçin, e nëse tregohet se ndihmon mund të përdoret si ilaç", ka shtuar Huo Caikia, ndihmës i drejtorit gjeneral në "Sihuan". "Sihuan", shpreson se ilaçi do të lejohet të përdoret edhe për nevojat civile në Kinë.

Tani ilaçi ka miratimin për t'u përdorur vetëm në ushtri, në raste të jashtëzakonshme. Këtë ilaç e kanë krijuar shkencëtarët kinezë që punojnë për ushtrinë. Ilaçi "JK-05" nuk është përdorur te njerëzit, megjithëse thuhet se është efikase te minjtë. Nëse del të jetë i vërtetë ilaçi, se është efektiv edhe te njerëzit, do të ishte një arritje e madhe në shkencë, e sidomos në shpëtimin e shumë jetëve, kur vdekja po kërcënon me miliona.

(Kosova Sot Online)