Bima, për të cilën kanë folur të gjithë, ka edhe anën e “errët”

  • 05 September 2019 - 10:27
Bima, për të cilën kanë folur të gjithë, ka edhe anën e “errët”

S iç e dini, në bazë të asaj se çfarë kafe e pini, jo të gjithë ëmbëltuesit janë njësoj. Pos se ka filluar të përdoret edhe në pijet e gazuara, nuk përmban kalori, por ekzistojnë edhe disa fakte për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm

STEVIA ËSHTË BIMË

Zëvendësuesi për sheqer nxirret nga bima stevia, e cila kultivohet në Brazil dhe në Paraguai, ku përdoret për ta ëmbëltuar ushqimin, por edhe për të trajtuar të ënjturat dhe problemet me lukth.

ËSHTË SHUMË MË E ËMBËL SE SHEQERI

Edhe pse nuk përmban kalori, ekstrakti i bimës mund të jetë 200 herë më i ëmbël se sheqeri.

MUND TA ZËVENDËSOJË SHEQERIN

GJATË PËRGATITJES SË ËMBËLSIRAVE Me këtë bimë mund t'i ëmbëltoni ëmbëlsirat, tortat. Por, pasi që është shumë më e ëmbël, harrojeni recetën, sepse ju nevojitet shumë pak nga kjo bimë.

EDHE PSE NUK PËRMBAN KALORI, NUK HUMBNI PESHË NËSE E ZËVENDËSONI ME SHEQER

Stevia, për shumicën e njerëzve tingëllon si zgjidhje magjike për humbjen e kilogramëve, por nuk ekzistojnë fakte se zëvendësimi i saj me sheqer ju largon dëshirën për ëmbëlsirat.

(Kosova Sot Online)