Shkencëtarët i rrisin zorrët e njerëzve në laborator

  • 08 September 2019 - 14:46
Shkencëtarët i rrisin zorrët e njerëzve në laborator

Shkencëtarët ia kanë dalë që të rrisin një pjesë të zorrëve të njeriut në laborator, duke hapur kështu rrugë të reja në trajtimin e çrregullimeve të zorrëve si sëmundja e Crohn-it, e madje edhe kancerit. Zbulim i madh është bërë duke përdorur qelizat embrionale të të rriturve, të cilat ishin përdorur nga studiuesit për rritjen e fragmenteve të indeve të quajtur organoidet. Këto janë organe tredimensionale me potencialin e zhvillimit të indeve me funksione të caktuara. Më pas ishin transplantuar në minj, ku secila prej këtyre kafshëve kishin prodhuar sasi të 'konsiderueshme' funksionale të zorrëve të njeriut.

Autori që udhëhiqte me studimin, dr. Michael Helmrath, nga spitali i fëmijëve në Ohajo, ka thënë se ky zbulim mund të ketë shumë implikime. 'Kjo siguron një mënyrë të re të studimit për shumë sëmundje dhe gjendje të zorrëve dhe dështimin e tyre, nga çrregullimet gjenetike që mund të shfaqen që nga lindja e deri te ato çrregullime që mund të sulmojnë më vonë, si për shembull kanceri dhe sëmundja e Crohn-it. Ky studim është një arritje e madhe në qëllimin afatgjatë që rritjen së indeve që mundet t'i zëvendësojë zorrët e njeriut'. 

(Kosova Sot Online)