Limonada e zezë, lëngu i shëndetshëm

  • 08 September 2019 - 18:19
Limonada e zezë, lëngu i shëndetshëm

Shishja plastike me limonadë të zezë është hiti i fundit të cilin e kemi vërejtur në rrjetin shoqëror "Instagram", kur në pyetje është shqimi. Edhe pse në fotografi nuk duket shkëlqyeshëm dhe të gjithë thuajse po çmenden për të, ana më e mirë e kësaj limonade është se është shumë e shëndetshme. Nuk po besoni se diçka e tillë me ngjyrë të zezë mund të jetë e shëndetshme dhe natyrale?

Në fakt mundet! Ngjyra e pazakontë e limonadës së zezë vjen si pasojë e hidratit aktiv, i cili është i prodhuar nga torfeja, lëvorja e kokosit dhe druri. Pos kësaj, në limonadë gjendet edhe lëngu i limesë, limonit, ujë dhe shurup ëmbëltues, për shije më të mirë. Falë këtyre komponentëve, limonada e zezë sugjerohet në procesin e detoksimit ose atëherë kur dëshironi të humbni ndonjë kilogram shtesë. Po ashtu ky kombinim me vitamina C është i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës pas konsumimit të alkoolit. 

(Kosova Sot Online)