Mbipesha dhe alkooli nxitin sulmin në zemër më shumë sesa gjenet e "këqija"

  • 09 September 2019 - 08:36
Mbipesha dhe alkooli nxitin sulmin në zemër më shumë sesa gjenet e

Faktorët e mënyrës së jetesës si dietat e dëmshme, duhani dhe mungesa e ushtrimeve, mund të nxitin sulmet në zemër, madje më shumë sesa edhe tek ata persona që kanë një histori të sëmundjes në familje, ka paralajmëruar studimi i fundit. Studiuesit kanë zbuluar që sëmundjet e zemrës nuk ndërlidhen aq fort me historinë familjare dhe gjenet si ishte menduar paraprakisht.

Këto lajme do të jenë të mirëseardhura, sidomos për njerëzit me histori të sëmundjes në familje, apo ata që janë diagnostikuar me arterie të ngushta. Shkencëtarët nga instituti mjekësor në Juta thonë për këta njerëz se sulmi në zemër nuk është i pashmangshëm, dhe se mënyra e jetës së tyre do ta përcaktojë fatin e tyre.

(Kosova Sot Online)