Rritet numri i personave me probleme mendore

  • 11 September 2019 - 13:42
Rritet numri i personave me probleme mendore

Rritet numri i personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Çdo ditë në poliklinikën numër 3 në Tiranë, 50 persona kërkojnë ndihmën e specialistëve. Sipas mjekëve ky numër në gjithnjë ne rritje lidhet me ndërgjegjësimin e të rinjve që të adresojnë problemet e tyre. Ankthi dhe pagjumësia kryeson listën e shqetësimeve kryesore tek moshat e reja.

Faktorët që lidhen me këtë situatë fillojnë që nga ndryshimi stinor deri tek problemet sociale të të rinjve. Per ketë arsye, vjeshta dhe pranvera bën qe problemet me shëndetin mendor te jene me prezente.

Për mjekët me rëndësi mbetet ndërgjegjësimi që moshat e reja të marrin ndihmë të specializuar. Këtë fakt e ka ndihmuar edhe lëshimi me recetë i antidepresivëve apo ilaçeve kundër ankthit, të cilat më herët mund të bliheshin në farmaci pa këshillë mjekësore.

(Kosova Sot Online)