Ushtroni për ta kontrolluar diabetin, tipi 1

  • 11 September 2019 - 18:30
Ushtroni për ta kontrolluar diabetin, tipi 1

Hulumtimi i kryer në pacientët që vuanin nga diabeti, tipi 1, ka ndërlidhur ushtrimet e lehta trupore me kontrollin e nivelit të përqendrimit të sheqerit në gjak. Sipas disa të dhënave të publikuara në revistën "Cell Transplantation", ushtrimet e rregullta aerobike janë ndërlidhur me pakësimin e nevojave për të marrë insulinë.

Krahas kësaj, të anketuarit që kishin ushtruar në shumicën e situatave përqendrimi i nivelit të sheqerit në gjak nuk ishte shumë më i lartë se doza e parashikuar. Ekspertët nga universiteti në Majami kanë pohuar se vetëm ushtrimet nuk ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit te diabeti, tipi 1, por nevojiten edhe disa masa shtesë. 

(Kosova Sot Online)