Lëngu me dy përbërës që shëron kapsllëkun

  • 15 September 2019 - 08:59
Lëngu me dy përbërës që shëron kapsllëkun

S ecili prej nesh, së paku njëherë e ka përjetuar episodin aspak të këndshëm të problemit me tretjen: kapsllëkun, diarrenë apo fryrjen. Nga kapsllëku vuajnë miliona njerëz, prej të cilëve tri të katërtat janë femra, por ky problem shpeshherë heshtet, qoftë shkaku i ndjenjës së turpit apo mendimit se nuk mund të shërohet.

Shkaktarë janë ndryshimi i shprehive të përditshme në jetë (udhëtimet, moslëvizja dhe shujtat e majme), marrja e disa ilaçeve apo sëmundjet si diabeti, tumoret, sindroma e zorrës së irrituar, skleroza multiple. Të gjithë ata që kanë problem kronik me kapsllëkun, ju paraqesim lëngun shërues.

PËRBËRËSIT:

1 gjethe të freskët të spinaqit 2-3 dl jogurt.

PËRGATITJA:

Zgjidhni spinaq të freskët. Gjethen e spinaqit e pastroni mirë. Gjethen më pas e vendosni në blender. Aty shtoni edhe 2 -3 dl të jogurtit. Përzini mirë. Në mëngjes dhe në mbrëmje e pini nga një gotë nga ky lëng. Shumë shpejt do ta nxitë sistemin për tretje si duhet.

(Kosova Sot Online)