A e keni ditur sasinë e sheqerit që gjendet në lëngun e mollës dhe jogurtin pa yndyrë?

  • 17 September 2019 - 08:36
A e keni ditur sasinë e sheqerit që gjendet në lëngun e mollës dhe jogurtin pa yndyrë?

Shumica prej nesh nuk e di dhe nuk e ka idenë se çfarë sasie të madhe të sheqerit posedon një gotë lëng molle. Me rreth shtatë lugë të vogla sheqer për një shërbim, lëngu i mollës përmban më shumë sheqer se sa sasia normale që nevojitet për një ditë për të rriturit nëse dëshirojnë që të jenë të shëndetshëm.

Ngjashëm me lëngun e mollës, edhe jogurti pa yndyrë, që shpeshherë është cilësuar si natyral dhe si zgjedhje e shëndetshme, përmban pesë lugë të vogla sheqer. Kjo sasi e lartë e sheqerit është gjetur në ushqimet që janë cilësuar si "ushqime të shëndetshme, përderisa në anketën ku kishin marrë pjesë rreth 2.000 nëna, rreth 90 për qind prej tyre nuk ishin të vetëdijshme për sasinë e sheqerit në këta dy artikuj ushqimorë, të cilat artikujt e përmendur ua jepnin fëmijëve të tyre. Sasia e tepërt e sheqerit mund të shkaktojë dëmtim permanent në shëndetin e tyre, përfshirë rrezikun nga diabeti, tipi 2, rrezikun për sulm në zemër.

(Kosova Sot Online)