Artikujt ushqimorë që e nxitin alergjinë

  • 19 September 2019 - 07:50
Artikujt ushqimorë që e nxitin alergjinë

Alergjitë e ndryshme shfaqen si pasojë e reaksionit në bimë dhe pemë të ndryshme, por ekzistojnë edhe disa ushqime që ndikojnë në lajmërimin e alergjive.

KIKIRIKËT

Kur jeni alergjik në ushqim, trupi juaj reagon në proteinat që gjenden në atë ushqim. Kjo mund të shkaktojë skuqje, ënjtje dhe probleme me frymëmarrjen. Kikirikët mund të jenë të pranishëm në shumë artikuj ushqimorë. Do të ishte mirë që t'i lexoni tabelat e udhëzime dhe do të ishte e udhës që në secilin ushqim të deklarohej përmbajtja e kikirikëve.

SOJA

Buka, ëmbëlsirat, supat në konservë, që të gjitha këto posedojnë sojë. Nëse jeni alergjik, lexoni tabelën me kujdes. Ushqimet tjera që posedojnë sojën, e nëse jeni alergjik duhet t'i shmangni, janë edhe qumështi i sojës dhe salca e sojës. Foshnjat dhe fëmijët janë më të prirë të preken nga alergjitë e sojës, në krahasim me të rriturit.

PESHKU

Salmoni i freskët dhe tuna po ashtu mund të shkaktojnë alergjinë. Nëse jeni alergjik në këto lloje të peshkut, ndoshta mund të keni reaksion edhe nga llojet e tjera, kështu që kini kujdes. Kini shumë kujdes nëse ju pëlqen ushqimi kinez dhe ai tajlandez. Shumica e këtyre restoranteve pjatat e tyre i pastrojnë me salcë peshku.

VEZËT

Ky është një tjetër ushqim i rëndomtë, shumë i përdorur që mund të nxitë alergjinë. Kontrolloni për vezët nëse janë të pranishme në majonezë dhe në pjekurina. Vezët po ashtu përdoren si përbërës në vaksinën kundër gripit, kështu që sidomos te fëmijët, do të ishte e nevojshme që të kontrolloni paraprakisht.

QUMËSHTI DHE DJATHËRAT

Qumështi është njëri ndër ushqimet që më së shumti nxit alergjitë, sidomos te fëmijët. Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me qumësht gjiri, e njëkohësisht jeni alergjik në qumësht, atëherë gjithsesi duhet ta shmangni konsumimin e qumështit. Edhe ushqimi si tuna mund të ketë proteina të qumështit.

BUKA

Nga buka e deri te birrat, nëse jeni alergjik duhet pasur kujdes. Madje, jo vetëm te buka e grurit, por edhe elbi, tërshëra dhe drithërat e tjera. Nëse konsumoni ushqimet e pasura me gluten, por njëkohësisht jeni alergjik, atëherë keni kujdes me artikujt ushqimorë që i konsumoni.

(Kosova Sot Online)