Ndiheni të pikëlluar? Nevojiten rreth pesë ditë që ta zëvendësoni disponimin tuaj

  • 19 September 2019 - 08:05
Ndiheni të pikëlluar? Nevojiten rreth pesë ditë që ta zëvendësoni disponimin tuaj

Ndiheni të pikëlluar pasi jeni ndarë nga më i dashuri juaj, e kurrsesi të "vini në vete". Tani shkencëtarët e kanë vërtetuar që ky pikëllim zgjat 240 herë më shumë se sa emocionet tjera, përfshirë këtu emocionet kur ndiheni të turpëruar, të befasuar, i irrituar apo edhe kur ndiheni i mërzitur. Pikëllimi shpeshherë shkon dorë më dorë me ngjarjet që kanë një ndikim të madh si vdekja apo fatkeqësitë, shpjegojnë ekspertët.



Njerëzve u nevojitet më shumë kohë për ta tejkaluar atë. Në studimin ku kishin marrë pjesë 233 studentë, ishin pyetur rreth strategjive që ata kanë përdorur për të përballuar me emocionet e tyre. Nga të gjitha emocionet e tjera, pikëllimi kishte zgjatur më së shumti. Në mënyrë tipike, nevojiteshin 120 orë të ndalosh të ndihesh i pikëlluar, por vetëm 30 minuta nevojiteshin që të harrohej turpërimi. 

(Kosova Sot Online)