Ndryshojeni dukjen e trupit me përzgjedhjen e artikujve të duhur

  • 21 September 2019 - 09:11
Ndryshojeni dukjen e trupit me përzgjedhjen e artikujve të duhur

Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm po bëhet gjithnjë e më i lehtë - ekspertët sugjerojnë që thjesht gjatë shujtave t'i kombinoni ushqimet, që prekin shëndetin e disa prej organeve.Tashmë e dimë se karotat janë të mira për sytë, por kuptojeni efektin edhe të disa artikujve të tjerë që kanë për disa nga organet.

PJEPRI DHE AGRUMET PËR GJOKS

Portokajtë dhe pjepri janë përplot me vitamina C, që njihet për efektin e tij, duke mbrojtur dhe forcuar sistemin imun. Disa studime vërtetojnë që ushqimi i pasur me vitamina C ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit.

ULLINJTË PËR VEZORE

Në Itali është kryer studimi, rezultatet e të cilit zbulojnë që femrat, të cilat në ushqimin e tyre përfshijnë shumë ullinj, për 30 për qind janë më pak të rrezikuara se do të preken nga kanceri i vezoreve. Arsyeja ende nuk është e tëra e qartë, por yndyrat e shëndetshme në ullinj ndikojnë në aktivizimin e gjeneve që luftojnë sëmundjen.

KAROTAT PËR SY

Me siguri kur ishin të vegjël, duke shikuar skicat e vizatuara keni mësuar se karota është artikulli numër një që ndikon në shëndetin e syve. Karotat përmbajnë beta-karotinë, që është i mirë për rrjetën e syrit dhe mbron nga dëmtimet që mund ta shkaktohen nga rrezet e diellit.

LAKRA KINEZE PËR ESHTRA

Lakra kineze është burim i shkëlqyeshëm me kalcium, mineral ky, i cili është esencial për eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm. Në lakrën kineze gjendet vitamina K, e cila ndihmon në aktivizimin e tri proteinave të domosdoshëm për shëndetin dhe dendësinë e eshtrave.

ARRAT PËR TRU

Arrat janë burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega-3, që janë përgjegjëse për "komunikimin" midis qelizave të trurit dhe atyre që janë përgjegjëse për proceset kognitive, memorie dhe shëndetin e trurit.

RRUSHI PËR ZEMËR

Rrushi i kuq dhe ai rozë janë të pasur me flavonoide, për të cilët ekspertët theksojnë se janë mbrojtje e duhur për shëndetin e zemrës, kancerit dhe plakjes së trurit.