Ilaçi që e shëron diabetin e tipit I

  • 27 September 2019 - 08:46
Ilaçi që e shëron diabetin e tipit I

Një ilaç tanimë i njohur, i cili përdoret për mjekimin e shtypjes së lartë të gjakut, mund ta shërojë diabetin e tipit I, thotë një studim. I quajtur verapamil, ky ilaç përdoret me të madhe përpos te shtypja e lartë e gjakut edhe te të rrahurat e çrregulluara të zemrës dhe te migrena.

Kërkuesit shkencorë kanë mbetur të mahnitur kur kanë parë se ky ilaç ndikon në shërimin e plotë të diabetit I te minjtë, duke përdorë këtë ilaç. Por, tani do të duhen që të bëhen testime në njerëz. Për këtë qëllim, Universiteti i Alabamës, në Birmingem, ka marrë një grant prej 2.1 milionë dollarësh. Testimi në njerëz planifikohet që të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Diabeti i tipit I zakonisht zbulohet te fëmijët dhe adoleshentët. Vetëm 5% të të gjithë të prekurve nga diabeti e kanë këtë formë të sëmundjes. Te ky variant i diabetit, organizmi nuk prodhon aspak insulinë. Por, tash vonë është parë se edhe vite të tëra pas diagnostikimit të sëmundjes, mbesin ende qeliza ?.

(Kosova Sot online)