6 mënyra natyrale për shërimin dhe lehtësimin e sinuseve

  • 02 tetor 2019 - 13:55
 6 mënyra natyrale për shërimin dhe lehtësimin e sinuseve

Shumica e njerëzve kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta për këtë problem aspak të këndshëm. Prandaj, në vijim ju paraqesim preparatet natyrale, të cilat me lehtësi ju ndihmojnë në pastrimin e sinuseve Vetitë shëruese të hudhrës.

PESHQIRI I NGROHTË

Peshqiri i ngrohtë mund t'jua zbut dhimbjet që ndërlidhen me sinuset. Futeni një peshqir të pastër në ujë të ngrohtë dhe shtoni aty disa pika vaj eukalipti dhe disa pika vaj nenexhiku. Derisa peshqiri të jetë i ngrohtë vendoseni përmbi ballë dhe pranë hundëve. Ngrohtësia dhe aroma e vajit që keni vendosur jua lehtëson frymëmarrjen dhe presionin në sinuse.

SHTRESAT E FTOHTA

Derisa te dikush bëjnë punë shtresat e ngrohta, disa të tjerë betohen në efektin e shtresave të ftohta. Do të ishte mirë ta provoni edhe këtë metodë. Merrni nga frigoriferi bizele të ngrira apo ndonjë perime tjetër. Së bashku i vendosni në peshqir dhe duke improvizuar i vendosni në ballë. Mbajeni për disa minuta.

INHALIMI ME ÇAJ

Jini kreativ dhe bëni çaj kamomili, apo nenexhiku. Nëse dëshironi mund ta përgatitni një përzierje me çaj të ndryshëm. Pasi të jetë përgatitur çaji, shtoni edhe disa pika vaji eterik. Ky çaj nuk është për pije, por për inhalim. Kombinimi i bimëve shëruese dhe vajit eterik është preparat natyral për hapjen e kanaleve të frymëmarrjes.

ÇAJ XHENXHEFILI

Nëse keni hundë të bllokuar dhe vuani nga sinuset, mundet t'ju ndihmoj çaji. Ju sugjerojmë çajin nga xhenxhefili. Është i hatashëm për t'u liruar nga hunda e bllokuar dhe sinuseve, por gjithsesi se i zbut edhe dhimbjet e kokës që shkaktohen si pasojë e peamtimit të sinuseve.

INHALIMI ME AROMATERAPI

T hithja e avullit të pasur me vaj eterik në masë të madhe ndihmon në hapjen e sinuseve. Vajrat eterike posedojnë përbërës natyral që pastrojnë hundën. Posedojnë po ashtu edhe përbërës kundër baktereve, që përshpejtojnë shërimin si pasojë e infeksionit. Gjatë inhalimit, molekulat e vajit eterik depërtojnë përmes hundës deri te sinuset, shkrijnë mukozën dhe lehtësojnë shërimin.

HUDHRA

Nëse jeni ftohur, zbuloni të mirat edhe të një ushqimi. Hudhra posedon përbërës kundër baktereve dhe e bën të dobishëm kundër shumë sëmundjeve. Hani dy thelb të hudhrës për çdo ditë me një rriskë bukë integrale. Ta konsumoni ngadalë, do të rrjedhin lotët, por do të shëroheni nga sinusi.

(Kosova Sot Online)