Gjashtë ushqime, të cilat janë plot me karbohidrate

  • 04 October 2019 - 10:41
Gjashtë ushqime, të cilat janë plot me karbohidrate

GËSHTENJAT

Tridhjetë gramë gështenja përmbajnë rreth 15 gramë karbohidrate dhe më pak se 1 gram proteina. Në anën tjetër, gështenjat përmbajnë vetëm një të tretën e kalorive, të cilën e përmban sasia e njëjtë e pemëve të tjera të njohura, me gëzhojë (kikirikët, bajamet, arrat).

FIQTË E TERUR

Nuk ka dyshim se fiqtë janë një ushqim tepër i shëndetshëm. Kanë shumë fibra e janë edhe burim i mirë i bakrit, kaliumit, manganit dhe vitaminës B. Por, kur të teren, fiqtë përmbajnë edhe shumë karbohidrate. Nëse hani vetëm 5-6 fiq të terur, atëherë ju do të konsumoni më shumë se 30 g karbohidrate. Megjithatë, fiqtë e terur kanë edhe veti të shumta pozitive (nuk e rrisin kolesterolin), prandaj janë një përzgjedhje ideale për zamër.

KEKSËT NGA THEKRA

Janë të shumtë ata që këta keksë i hanë në vend të bukës, duke menduar se mund t'i konsumojnë në sasi të pakufizuar. Por, kjo nuk është e vërtetë. 30 gramë keksë të thekrës përmbajnë rreth 23 gramë karbohidrate. Gjëja e mirë këtu është se ato karbohidrate vijnë nga kokrra e plotë e thekrës, për çka keksët e thekrës kanë vlerë të lartë ushqyese.

KEKSËT PA SHEQER

Keksët që nuk përmbajnë sheqer përmbajnë një sasi më të vogël të karbohidrateve sesa keksët me sheqer, por bëhet fjalë për një dallim të vogël, kështu që edhe keksët pa sheqer mund të të trashin.

BIZELET E KONSERVUARA

Bizelet përndryshe janë ushqim i shëndetshëm, por bizelet e konservuara në shumicën e rasteve përmbajnë sheqer shtesë, rreth 24 gramë sheqer për një grusht bizele, e femrave nuk iu preferohet që të konsumojnë më shumë se 24 gramë sheqer në ditë.

LËNGU I KUMBULLAVE TË TERURA

Nëse kumbullat e terura i leni në ujë gjatë natës, atëherë do ta fitoni një lëng i cili është i pasur me fibra, sorbitol, vitamina C, K, B6 dhe B3, por 2 decilitra të këtij lëngu përmbajnë deri në 45 gramë karbohidrate. Por, sheqeri natyror në këtë lëng është më i shëndetshëm sesa ëmbëltuesit natyrorë që gjenden në lëngje të blera. Nëse doni lëng që nuk përmban shumë karbohidrate, atëherë më i miri është lëngu i portokallit, apo grejpfrutit.

(Kosova Sot Online)