Ndoshta ka ardhur koha që vetë ta përgatisni pastën për dhëmbë

  • 05 tetor 2019 - 15:06
Ndoshta ka ardhur koha që vetë ta përgatisni pastën për dhëmbë

Çfarë thoni për idenë që tash e tutje asnjë cent të mos e shpenzoni në pastat për dhëmbë? Të gjithë e kanë të qartë se pastat për dhëmbë, të cilat gjenden në treg posedojnë kemikate të ndryshme, të cilat gjithsesi se nuk kanë efekt pozitiv në shëndetin tuaj, sidomos nëse merret parasysh përdorimi i pastave të njëjta. Reklamat po ashtu rregullisht ju premtojnë rezultate të hatashme, për zbardhjen e dhëmbëve, mirëpo jeni dëshmitarë që asnjë prej tyre nuk ka larguar në mënyrë magjike njollat e kafesë, cigareve dhe pijeve të gazuara.

Ndoshta ka ardhur koha që vetë ta përgatisni pastën për dhëmbë, që është i sigurt për ta përdorur. Ju nevojiten tre artikuj ushqimor të cilët me siguri se i keni në shtëpi: pluhuri për pjekurina, vaji i kokosit dhe vaji i nenexhikut (por bën edhe ndonjë vaj tjetër, ai i portokallit), ju nevojitet edhe një kavanoz ku do ta ruani pastën. Përgatitja është e thjeshtë: shtoni pesë lugë pluhur për pjekurina në kavanoz, më pas shtoni katër lugë vaj kokosi e për fund shtoni 10 deri 15 pika vaj nenexhiku dhe përzieni gjithçka. Pluhuri për pjekurina zbardh dhëmbët, vaji i kokosit ndikon kundër baktereve, e vaji i nenexhikut freskon aromën tuaj.  


(Kosova Sot Online)