Lëngu nga karota forcon zemrën

  • 06 October 2019 - 16:05
Lëngu nga karota forcon zemrën

Ngjyra e fortë e portokalltë rrjedh nga karotina, me të cilën karota është përplot, si asnjë artikull tjetër. Nga karotina shfaqet vitamina A, që na siguron lëkurë, flokë dhe thonj më të mirë. Më pas ndikon në punën e rregullt të mëlçisë, lukthit, zorrëve, forcon zemrën, përmirëson shikimin, forcon sistemin imun. Lëngu nga karota është preparat i shkëlqyeshëm natyral për pastrimin e organizmit nga materiet e dëmshme, kundër poliartrititi, osteohondroza, tretja e keqe, gastrititi, problemet me jashtëqitje dhe me hemorroidet.

Zbut lodhjen psikike që shfaqet si pasojë e punës dhe stresit. Zbut lodhjen e muskujve të zemrës, rregullon përhapjen e materieve ushqyese në organizëm dhe rregullon peshën trupore. Si ilaç, lëngun nga karota nevojitet ta pini në mëngjes, para kafjallit dhe atë rreth 150 ml. Pasi që ky lëng në mënyrë efikase vret bakteret, nevojitet që pak para përpirjes ta mbani n gojë. Pos kësaj, ky gotë e këtij lëngu mjafton për t'i ndalur djegiet në gjoks. Kështu që në vend të kafesë apo pijeve të gazuara, konsumimi i lëngut të karotës, do ta mbante të shëndetshëm gjithë organizmin e njeriut. 

(Kosova Sot Online)